Rreth Meje
Jam një artiste vizuale që punoj në mediume të ndryshme, por specializimi im kryesor është akuareli.
Pas akuarelit, mediumi që përdor më shpesh është vaji në kanavacë, ku porositë ndryshe nga akuareli që të kufizon në tematikë, në punimet me vaj mund të marr porosi qofshin këto peisazh, portret, natyrë e qetë apo punime minimaliste si dekor për ambiente komerciale dhe të shtëpisë.
Në punën time përdor mjete profesionale akademike, duke i kushtuar rëndësi cilësisë në çdo fazë të krijimit.
Aktualisht ndodhem në vitin e fundit të studimeve master shkencor në Akademinë e Arteve, në profilin Mësuesi dhe Kavalet, ku po thelloj njohuritë e mia si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë praktik e pedagogjik të artit pamor.
Shërbimet qe ofroj
Arkitekture & Dizajn
Art & Skulpturë
Lini një koment